
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka qenë i ftuar në Doha të Katarit nga FIFA për të parë nga afër ndeshjet e Kampionatit Botëror për klube.
Gjatë qëndrimit disa ditor në këtë vend, Ademi ka pasur takime të shumta.
I pari i FFK-së ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino me presidentët e konfederatave dhe federatave kombëtare në Doha të Katarit.
Gjithashtu presidenti Ademi është pritur edhe nga ambasadori i Kosovës, Amir Ahmeti në Doha.
Ndërkohë gjatë ndeshjes finale, Ademi ka pasur një takim special me trajnerin legjendar francez Arsene Wenger.
“Ditë e ngjeshur me takime në Doha të Katarit, por edhe një mbrëmje relaksuese me finalen e Kupës së Botës për klube, Bayern Munich – Tigres UANL”.
“Ishte kënaqësi ta takoja dhe të bashkëbisedoja për futbollin me trajnerin e mirënjohur francez, Arsene Wenger. Përvoja e tij dhe sukseset e arritura në karrierën e tij të mahnitshme si trajner, por edhe storia e rrugëtimit të futbollit kosovar nga rezistenca deri në ditët e sotme të suksesit e krenarisë ishin pjesë e pashmangshme e këtij bashkëbisedimi”.
“Kënaqësi të krijosh miqësi të reja dhe ura bashkëpunimi me personalitete të tilla si Wenger”, ka shkruar Agim Ademi në faqen e tij zyrtare në Facebook.