Sport

Agim Ademi flet nga Shkupi, tregon nëse futbollistët do të marrin premio

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur në Shkup para disa minutave dhe është akomoduar në “Park Hotel&Spa”, në afërsi të stadiumit “Tose Proeski”

Të enjten në mbrëmje nga ora 20:45, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian kundër Maqedonisë së Veriut.

Sot në orën 18:00, Dardanët do ta mbajnë seancën e fundit stërvitore para kësaj ndeshjeje, derisa paraprakisht në orën 17:30 do të mbahet konferenca për media.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për News.tv nga Shkupi ka folur për pritshmëritë e Kosovës.

“Jemi këtu për fitore”, ka thënë fillimisht Ademi duke folur më pas nëse ka kërkuar FFK-ja shtyrjen e ndeshjes.

“Nuk kemi kërkuar shtyrje të ndeshjes. Kjo ndeshje edhe ashtu është shtyrë disa herë. UEFA i ka ndarë datat dhe janë data që në çfarëdo situatë që na gjejnë ne jemi gati. Kemi pasur parasysh që mund të ndodhë kjo, pasi edhe në dy ndeshjet e kaluar kishim probleme të tilla si kemi sot. Është situatë e tillë gjithandej botës me COVID-19. Gjithsesi ne do të mundohemi ta bëjmë më të mirën të mundshme me kapacitetet që kemi”, ka thënë Ademi, duke folur më pas edhe për shpërblimet e mundshme.

“Sa i përket premiove janë çështje tjera por duhet ta dini që kombëtaren luajnë më shumë për stemën, flamurin, kombëtaren, gjërat tjera janë më pak të rëndësishme. Gjithsesi, secila kombëtare e ka rregulloren e vetë dhe shpërblimet shkojë kryesisht me plasman, gjë të cilën e kemi edhe ne”, ka përfunduar Agim Ademi.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme