
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ai i Maqedonis së Veriut, Agim Ademi, respektivisht Muhamet Sejdini ishin të ftuar në emisionin “Dueli Festiv” në “RTV Dukagjini”.
Të dy shefët e futbollit maqedonas dhe atij kosovar zhvilluan edhe një lojë pikado mes vete, raporton “Zeri.info”.
Ndonëse e nisi më mirë lojën Sejdini, Ademi ngadalë dalë u rikthhye në lojë.
Madje, Ademin e ndihmoi edhe aktori i mirënjohur, Osman Azemi, i cili përkundër përpjekjeve, nuk ia doli.
Në fund, Sejdini e fitoi ndeshjen, derisa në fund e ngacmoi paksa Ademin: “Nuk shkohet në Evropian pa përgatitur (qesh)”.