
Dasma e këngëtarit Blero me partneren e tij Afronën po afrohet, shkruan lajmi.net.
Dyshja pritet që dashurinë me martesë ta kurorëzojnë më 21 shtator të këtij viti dhe dasma madhështore po pritet me padurim.
Gjatë një interviste për Class, Afrona ka folur për emocionin që e ka pasur kur Blero i ka propozuar martesë, e më pas për takimin e parë me vjehrrit.
“Ndihesha shumë në siklet para se të takoja prindërit e Blerimit. Edhe pse jam tip i hapur atë ditë kisha shumë emocione. Mendoja si do të nisë prezantimi, biseda etj. Besoj si çdo vajzë që takohet për herë të parë me familjen e partnerit, që dëshiron që të jetë perfekte çdo gjë dhe të mos gabojë apo të mos ta teprojë. Por sapo u përshendetëm më hynë aq shumë në zemër, saqë dukej sikur i njihja prej vitesh dhe u ndjeva shumë mirë.”, tha ajo kur foli për prindërit e këngëtarit./Lajmi.net/