Auto/Tech

Afro 20 mijë raste me coronavirusin, midis punonjësve të Amazon-it

Kompania e Amazon tha se më shumë se 19 mijë punëtorë në SHBA kishin rezultuar pozitivë me coronavirus që nga muaji mars.

Sipas BBC-së, përcjell Telegrafi, Amazon ishte përballur me kritika nga punonjësit, sindikatat dhe nga zyrtarët e zgjedhur për rreziqet e mundshme në vendin e punës.

Ata deklaruan se kompania ua ka rrezikuar shëndetin punonjësve të saj.

Ndërkohë, gjiganti i teknologjisë tha se shkalla e infektimit është më e ulët se sa që pritej.

Amazon-i i ka mbajtur të hapura objektet e saj gjatë pandemisë së COVID-19, për të përmbushur rritjen e kërkesës nga blerësit të cilët u bllokuan nëpër shtëpi.

Operimi i kompanisë gjatë pandemisë ka qenë shumë fitimprurës, duke ndikuar, sidomos edhe në rritjen e pasurisë së Jeff Bezosit, i cili është njeriu më i pasur në botë.

Postime të ngjajshme
Auto/Tech

IPHONE JUAJ DO TË SHËRBEJË TANI EDHE SI ÇELËS VETURE

Auto/Tech

Krejt çka duhet të dini në lidhje me telefonin e fundit të Apple

Auto/Tech

Samsung pritet të lansojë Galaxy Fold

Auto/Tech

Efekti i COVID-19: Rolls-Royce largon nga puna 9 mijë punëtorë