Sport

Afrim Tovërlani trajner i Ballkanit? Ja si përgjigjet ai

Pasi Ballkani shkarkoi Bledi Shkëmbin, mediat vendore raportuan se klubi nga Suhareka është në negociata me Afrim Tovërlanin.

Por trajneri nga Prishtina ka demantuar këto raportime.

“Nuk kam biseduar me asnjë zyrtar të Ballkanit. Jo vetëm me Ballkanin, por me asnjë ekip tjetër deri tash nuk kam pasur negociata. Jam i hapur për bashkëpunim vetëm për diçka serioze, përndryshe jo” deklaroi Tovërlani për Indeksonline.

Gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar disa skuadra në Kosovë, së fundi ishte i angazhuar te Feronikeli.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!

Sport

Ky lojtar largohet nga Trepça ’89