
Kur kanë mbetur edhe disa ditë deri te zgjedhjet parlamentare, fokusi kryesor është te debatet politike.
Por, ka të atillë që nuk i japin fare rëndësi kësaj teme, raporton “Zeri.info”.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani është njëri prej tyre.
Ish-trajneri i FC Prishtinës dhe Feronikelit ka zgjedhur t’i injorojë debatet politike duke shikuar futboll.
Në “Facebook”, “Toki” ka publikuar pamje duke e shikuar ndeshjen Sevilla – Barcelona, derisa shkruan: “Debate politike”.