Sport

Afrim Tovërlani – Feronikeli, ky është lajmi i fundit

Klubi i Feronikelit dhe kryetrajneri, Afrim Tovërlani, kanë vazhduar bashkëpunimin për së paku edhe një sezon tjetër, transmeton Gazeta Metro.

Afrim Tovërlani u rikthye te Feronikeli 5 muaj më parë dhe puna e korrektesia e tij bëri qe Presidenti i klubit, Naser Ramaj, t’i ofrojë kontratë të re, njofton klubi nga Drenasi.

“Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta, por më e rëndësishmja është serioziteti dhe besimi të cilin ma kanë ofruar Kryetari dhe zyrtarët e klubit” – tha fillimisht ‘Toki’ për faqen zyrtare të klubit.

“Pastaj kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadër pretendente për titull. Kuptohet qe ndihem mirë dhe me angazhimin e të gjithëve do të jemi aty ku deshirojmë ne. Tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit të cilët viteve të fundit janë mësuar më tituj e kupa” – përfundoj Tovërlani.

Postime të ngjajshme
Sport

Rikthehet Europa League, sot zhvillohen katër ndeshje interesante

Sport

Flasin statistikat: Amir Rrahmani më i miri në Serie A

Sport

Rikthimi i Ligës së Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini

Sport

‘Lutuni për Libanin’ – yjet shqiptarë të futbollit reagojnë në rrjete sociale për tragjedinë