Lajme

Adriana Matoshin e zë gjumi në seancën e Kuvendit

Adriana Matoshin e ka zënë gjumi sot, gjersa në Kuvendin e Kosovës po diskutohej për RTK-në.

Aktorja kosovare që është bërë deputete në mandatin e saj të parë, është kotur gjatë tërë kohës kur pozitë e opozitë po ndanin mendime ndryshe për bordin e RTK-së.

Sali Zyba, deputeti nga Suhareka që po i qëndronte në krah nuk ia “prishte” rehatinë dhe gjumin deputetes Matoshi, e njëjta dje është parë duke folur gjatë seancës në telefon me të dashurin e saj, Keith Groenveld.

Mbase, Adriana mund të ishte në ato momente në ëndërrat më të bukura me Keith!/Indeksonline/

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Nikoll Nikprelaj humb personin më të dashur të familjes

Lajme

Uran Ismaili bun në Tophane – Ja çfarë ndreqën këtë herë

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë, këto temperatura na presin javën e ardhshme

Lajme

Kryeministri kroat tallet me serbët: Nikolla Tesla është aq serb sa Bruce Lee