Sport

Adnan Januzaj te skuadra e njohur italiane

Lazio është destinacioni i munshëm i Adnan Januzajt.

Ai do të gjejë atje Vedat Muriqin, Elseid Hysajn, Thomas Strakoshën dhe disa talenta tjerë shqiptarë të akademisë.

Pas katër sezoneve në La Liga, duket se Adnan Januzaj do të ndërrojë ambient dhe skuadër, transmeton Gazeta Express.

Ai është në kërkim të një eksperience të re dhe propozimet nuk mungojnë, derisa ka edhe një vit kontratë me Real Sociedadin.

TM raporton se në ditët e fundit ka pasur zhvillime dhe një interesim nga ana e Lazios.

Raiola po diskuton mbi një rinovim të mundshëm me Real Sociedad, por jo vetëm.

Brenda pak orësh, agjenti i 26-vjeçarit do të zhvillojë një takim me presidentin e Lazios, Claudio Lotito për të folur pikërisht për anësorin me origjinë dardane.

Januzaj ka qenë një talent premtues sa ishte te Manchester United, por nuk bindi dhe për disa seone në Spanjë te Sociedad, ai bëri 122 paraqitje dhe shënoi 17 gola.

Postime të ngjajshme
Sport

Shaqiri pritet të kthehet në Serie A, dy skuadra të mëdha e duan futbollistin shqiptar

Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë