
Adnan Januzaj është gati për fillimin e sezonit të ri në La Liga. Futbollisti kosovar mezi pret të luajë me Real Sociedadin këtë të shtunë, në hapje të sezonit të ri në kampionatit spanjoll
Adnan Januzaj do të luajë së paku edhe një vit në La Ligan spanjolle, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori kosovar mezi e pret fillimin e sezonit të ri në kampionatin spanjoll.
Përfaqësuesi zviceran me Real Sociedadin e tij do të luajnë të shtunën në udhëtim ndaj Valencias, në ndeshjen që do të fillojë në orën 19:00.
“Të shtunën, ndeshja e parë sezonale në La Liga”, ka shkruar futbollisti istogas në Instagram.
Januzaj sezonet e fundit i kaloi në La Liga, ndërsa më parë ishte pjesë e Anderlechtit, Manchester Unitedit, Borussia Dortmundit dhe Sunderlandit, para se të transferohej në klubin spanjoll në vitin 2017.