Lajme

Aderimet | Korab Sejdiu kontaktohet nga Vjosa Osmani dhe Vetëvendosja

Partitë politike në vend tashmë po provojnë t’i forcojnë radhët e veta në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen si rezultat i rrëzimit të Qeverisë Hoti nga Kushtetuesja.

Siç mëson Gazeta Express nga burimet e veta, Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani janë të interesuara që në radhët e veta ta sjellin ish-deputetin Korab Sejdiu, i cili ka qenë në AKR dhe në kuvend ka funksionuar bashkë me grupin parlamentar të LDK-së.

Sejdiu është kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Iniciativa e Vjosa Osmanit për t’iu rikthyer politikës.

Megjithatë, është ende e paqartë nëse Vetëvendosja dhe Osmani duan ta bindin Sejdiun që të jetë pjesë e një liste të përbashkët të tyre, me të cilën do të shkojnë në zgjedhje, apo nëse Osmani e do në iniciativën e vet dhe Vetëvendosja brenda partisë.

Bashkëpunimi Osmani – Kurti ka mbetur ende i padefinuar, edhe pse deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se brenda kësaj jave do të dihen të gjitha detajet e një marrëveshjeje të mundshme.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, për një kohë të caktuar ka qëndruar larg zhvillimeve politike në Kosovë.

Ai ka qenë pjesë e AKR-së së Behgjet Pacollit, derisa në legjislaturën e fundit, sa ka qenë deputet, ka funksionuar bashkë me grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deri tani s’ka pasur shumë lëvizje e aderime nëpër parti. Faton Abdullahu ka kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës, derisa Kurti në partinë e tij deri tani e ka marrë vetëm Mustafa Bajramin.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ekskluzive: Këta janë 47 personat që nuk mund të kandidojnë për deputetë

Lajme

A iu bë e padrejtë Albin Kurtit? Enver Hasani flet në Pressing

Lajme

Baton Haxhiu: Vetëvendosje arriti qëllimin në Kosovë

Lajme

Rusia reagon në deklaratën e Ramush Haradinajt