
Të mërkurën mbrëma, Aarau siguroi kualifikimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Zvicrës.
Aarau shënoi fitore pas vazhdimeve ndaj Sionit me rezultatin 4-2, teksa dy gola u shënuan nga futbollistët shqiptarë.
Donat Rrudhani në minutën e 12-të dhe Liridon Balaj në minutën e 88-të ishin golashënuesit, me këtë të të fundit që shënoi një gol tejet të bukur për të dërguar ndeshjen në vazhdime dhe pastaj për të triumfuar në fund.
Vlen të theksohet se ish-lojtari i Besës nga Peja u përjashtua nga loja në minutën e 112-të, pas kartonit të dytë të verdhë.