Lajme

AAK-së nuk i bën përshtypje kërkesa e ambasadorëve, kandidon për deputetë disa persona me aktakuza

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Koalicioni AAK-PSD e ka publikuar listën për kandidatë për deputet për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor. Në këtë listë ka edhe persona që kanë probleme me ligjin.

Ambasadorët e vendeve kryesorë në Kosovë, para pakë ditëve nëpërmjet një qëndrimi zyrtarë për zgjedhjet në Kosovë, kanë bërë thirrje që personat me aktakuza ose probleme me ligjin të mos përfshihen në lista zgjedhore.

Këtë thirrje e ka përsëritur edhe shoqëria civile në Kosovë.

Por, partia e Ramush Hardinajt nuk e ka këtë problem. Në listën e saj janë 4 persona që kanë aktakuzë të ngritur për afera të ndryshe që kanë të bëjnë me korrupsionin, shkruan lajmi.net.

Pal Lekaj, Shkumbin Demalijaj, Fatmir Shurdhaj e Ilir Baldedaj janë personat që kanë akuzë e që janë përfshirë në listë.

Para pak ditësh është ngritur aktakuzë ndaj, Ilir Baldedajt. Ai ndodhet në listën e AAK-PSD për deputet të Kuvendit dhe mbanë numrin 88 si kandidatë i partisë së Ramush Haradinajt.

Ish drejtori i administratës publike në Komunën e Prizrenit, lir Baldedajt po dyshohet se keqpërdori rreth 19 mijë euro sa ishte në detyrë.

Sipas prokurorisë, ai ka shpërndarë 40 nga 43 laptopë e çanta për asamblistët e Kuvendit Komunal, por ata nuk janë evidentuar të jenë kthyer.

Para pak ditëve, ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Shurdhaj përmes një letre publike e ka njoftuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli se është larguar nga partia. Ai i është bashkuar AAK-së dhe emri i tij ndodhet në listën për deputet.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë për Fatmir Shurdhaj pas përgjimeve në rastin “Dosja e Shefave”.

Fatmir Shurdhaj dhe disa të tjerë akuzoheshin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që në formën e bashkëpunimit-bashkëkryerjes nga neni 31 i KPRK-së kishin kryer veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, në tentative.

Numrin 7 e mbanë edhe ministri i deritashëm i Infrastrukturës, Pal lekaj. Ai po hetohet për aferën e 53 milionë eurove në ndërtmin e autostradës “Arbën Xhaferi”. Për më shumë, ndaj Lekajt ka aktakuzë të ngritur për korrupsion.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën në Prill të vitit 2018, ku pretendon se këto vepra janë konsumuar në kohën kur ministri Lekaj ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës.

Ish-kreu i Gjakovës, Pal Lekaj së bashku me disa të tjrë akuzohen se duke vepruar si zyrtarë të Komunës së Gjakovës, kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare gjatë shpërndarjes së subvencioneve .

Pal Lekaj së bashku me Ismet Isufin, Pashkë Sylën, Bekim Sylën, Teuta Mejzinin dhe Dafina Thaçin akuzohen se kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare gjatë shpërndarjes së subvencioneve. Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Në aktakuzë thuhet se vendimet që i ka marrur Pal Lekaj, mbulojnë vetëm shumën prej 235.400 euro, ndërsa vendimet e tjera nuk kanë asnjë lloj baze juridike e që arrijnë deri në shumën prej 631.671.82 euro. Të njëjtit edhe pse kanë qenë të obliguar që ta përcjellin shpërndarjen e subvencioneve deri në fund dhe në përpikëri, kanë lejuar mbi 40% të fermerëve mos të pranojnë fare subvencione, të cilët ia kanë mundësuar biznesit “UNION-VL”, apo personave të tjerë përvetësimin e dobisë pasurore që si pasojë kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Gjakovës në vlerë prej 69.786.00 euro.

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demalijaj dhe Milaim Zeka, do të përballen edhe me një tjetër proces gjyqësor, pasi ndaj tyre janë ngritur aktakuza të reja.

Demalijaj është përfshirë në listën e AAK-së për deputet.

Për deklaratën e tij se do ta ndjek privatisht ish-prokurorin special, Elez Blakaj, ndaj ish-deputetit të AAK-së, Shkumbin Demalijaj, është ngritur aktakuzë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kanosjes.

Ndryshe, ngritjen e këtyre aktakuzave i ka paraprirë gjuha që të dy deputetët kanë përdorur ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj, si dhe ndaj prokurorit, Afrim Shefkiu.

Rasti i parë ka të bëjë me aktakuzën e ngritur në rastin e veteranëve të UÇK-së, e në të cilin rast, për keqpërdorim të pozitës zyrtare akuzohet Shkumbin Demalijaj.

Kurse, rasti i dytë ka të bëjë me aktakuzën që prokurori Afrim Shefkiu ka ngritur ndaj ish-deputetit dhe ish-gazetarit Milaim Zeka, lidhur me dyshimet për mashtrim me viza gjermane.

Ndryshe, lista e AAK-PSD përfshinë 110 kandidatë për deputet. /M.B -Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat