Lajme

A u ekzaminua nga psikiatri i dyshuari për vrasjen e nënës në Pejë? Çfarë thonë prokuroria e avokati i tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Të premten në shtëpinë e saj në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë u privua nga jeta 58-vjeçarja Hyrije Broqi Hyseni. I dyshuari për kryerjen e krimit makabër është i biri i saj, 31-vjeçari Urim Hyseni, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka kontaktuar prokuroren e rastit Sahide Gashi për të kuptuar nëse ndaj të dyshuarit do të kërkohet ekzaminim psikiatrik, por e njëjta tha se derisa të kryhen hetimet nuk dëshiron të prononcohet për rastin.

“Jemi në hetime, drisa të kryhën hetimet nuk kisha dashtë mu prononcu”, tha prokurorja Gashi për Express.

Avokati i të dyshuarit, Asdren Mekaj, gjithashtu u shpreh i rezervuar në dhënien e informacioneve duke theksuar se rasti është në fazën fillestare.

Por i njëjti thekson se rasti është tragjik nga i cili janë tronditur gjithë qytetarët.

“E para, më lejoni të them se rasti tragjik që ka tronditë secilin qytetar jo vetëm në qytetin e Pejës, por kudo ku jetojnë shqiptar, natyrisht se është i rëndë edhe për mua si profesionist që duhet të përmbush detyrën në përputhje me ligjin dhe kodin e etikës për avokat. Meqë jemi në fazën fillestare ku organet e hetuesisë akoma nuk kanë kryer punën e tyre, unë do përmbahem nga diskutimi i mëtejmë i çështjes, deri në një fazë tjetër”, tha Mekaj për Express.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Urim Hysenit nën dyshimet për vrasjen e nënës së tij.

Gjykata ka informuar se i dyshuari posedon edhe leje qëndrim të Gjermanisë dhe kjo është marrë si rrethanë për caktimin e paraburgimit, meqenëse i njëjti mund të arratiset.

“Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit, rrethana këto të cilat gjykata ka vlerësuar se tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve”, thuhet në njoftim.

I dyshuari kishte pasur biletë kthimi për në Gjermani, ndërsa për të njëjtin u raportua se pasi kishte vrarë nënën e tij, kishte sulmuar me thikë edhe babain dhe hallën e tij.

E ndjera u varros të shtunën në varrezat e qytetit të Pejës, ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat