Lajme

A po ri infektohen personat që kanë pasur Covid-19

Profesionistë shëndetësorë në Kosovë kanë ngritur shqetësimin se personat që tashmë e kanë kaluar sëmundjen e Kovid 19, po riinfektohen.

Ata thanë se tashmë kanë hospitalizuar për herë të dytë edhe mjekë të cilët aktualisht janë në trajtim. Në anën tjetër infektologu Ilir Tolaj tha se se riinfeksioni me Kovid 19, si mundësi ekziston por në praktikë është një dukuri e rrallë. Ai shtoi se studimet po tregojnë që imuniteti kundër Kovid 19 është i qëndrueshëm dhe zgjat me vite.

Në Kosovë tashmë njerëzit kanë filluar të riinfektohen me virusin Korona. Këtë e thonë profesionistë shëndetësorë sipas të cilëve shumica e rasteve po e kalojnë lehtë sëmundjen.
Rukije Mehmeti, pulmologe i tha Radio Kosovës se vetëm në klinikën pulmologjike në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, aktualisht janë dy mjekë, të cilët janë në trajtim nga riinfektimi.
’Shumica e rasteve po e kalojnë më lehtë riinfektimin . Ne në klinikë I kemi dy doktorë që janë riinfektu për herën e dytë. Janë raste më të rralla, por po paraqiten individë të caktuar. Edhe në klinikën infektive ka raste që janë duke u trajtuar.
Kjo është sëmundje që është e rëndësishme edhe kodi gjenetik. Disa e kalojnë shumë më lehtë disa më vështirë. Pra varet edhe virulenca por edhe të tjerë faktorë’’, tha Mehmeti.
Në anën tjetër infektologu Ilir Tolaj bëri të ditur se riinfeksioni si mundësi ekziston por në praktikë është një dukuri e rrallë. Në gjithë botën janë të regjistruara një numër i vogël i rasteve, që tregon se imuniteti kundër Kovid 19 është i qëndrueshëm dhe mjaftueshëm mbrojtës që të mos përsëritet infeksioni.
“Në Kosovë jo vetëm popullata por edhe mjekët e kanë ngritur një shqetësim që numri i të riinfektuarve është I lartë, por Kosova nuk ka asgjë ndryshe nga pjesa tjetër e botës dhe ajo që e dallon është popullata e re dhe që ka një imunitet më të madh të mbrojtjes së riinfeksionit. Riinfektimi mund të them se është i rrallë.
Ai shtoi se studimet po tregojnë që imuniteti kundër Kovid 19 është i qëndrueshëm dhe zgjat me vite, ndërkohë që flet edhe për atë se si duhet mbrohen personat që tashmë e kanë kaluar sëmundjen e Kovid 19.
’ Mbrojtja ka të bëj me aplikimin e masave që janë të rekomanduara kudo në botë pra distanca, maska dhe higjiena e duarve’’, tha Tolaj.
Sidoqoftë një studim i ri, i bërë në shkallë të gjerë në Britaninë e Madhe tregon se pas infektimit me COVID-19 imuniteti bie shumë më shpejt se sa mendohej, sidomos tek të moshuarit. Po ashtu krijimi i antitrupave varet nga grada e sëmundjes së kaluar. Për çudi numri i antitrupave ra më pak tek punonjësit e sistemit të shëndetësisë, gjë që tregon për përsëritje të infektimit ose ekspozim më të madh ndaj virusit të Koronës, thonë studiuesit. Pra imuniteti zgjat disa javë ose disa muaj, dhe kjo varet nga personi që infektohet./rtk/

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Kurti: Do të mundësojmë punësim të garantuar për një vit për të rinjtë nga 16-18 vjet

Lajme

Zyrtarja e Vetëvendosjes reagon pas sulmit fizik ndaj gazetarit Duriqi