
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për dështimin e VV-së dhe LDK-së, dy parti këto që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit për të arritur një gjuhë të përbashkët për një marrëveshje bashkëqeverisjeje.
Haradinaj edhe një herë ka përsëritur se përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon partisë së parë, në këtë rast Vetëvendosjes, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera i pyetur për raportimet se mund të krijohet një Qeveri LDK, AAK, NISMA, Haradinaj ka thënë se nuk është kontaktuar nga asnjëra nga dy partitë fituese dhe se nuk e di se çfarë po ndodhë me negociata.
“Nuk na ka kontaktuar askush prej VV në radhë të parë, nuk e dimë se çka po ndodhë saktësisht. E kam thënë disa herë që në sistemin tonë parlamentar partia fituese mbahet përgjegjëse për krijimin e institucioneve. Nuk ka qenë proces i lehtë. Mendoj se Kurti dhe VV janë përgjegjëse për krijimin e institucioneve ose të ofrojnë zgjidhje. Ne nuk mundemi me kërku takim me ta”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj. /Reporteri.net