Lajme

“A pe sheh qet dorë? Shuplakë n’birë t’veshit” / Gjinovci për qytetarin që u sulmua nga Bulliqi

Dje në Stacionin Policor të Podujevës një qytetar e ka denoncuar kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, për sulm verbal e fizik.

Ndërsa, aktivisti Rron Gjinovci në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se është shumë e qartë që e gjitha është inskenim.

“Vallahi me pas kon unë kryetar i komune dhe me mu kap një qytetar qashtu për fyti, a pe sheh qet dorë shuplak në birë t’veshit, ish dasht ai me vazhdu CT për me kqyr trutë a i ka mirë masnena. Po ku ke në botë me kap njerëzit për fyti”, thotë Gjinovci.

“Shumë e qartë që është inskenim. Nuk besoj që ndonjëri prej juve kishit leju që me ju afru në atë afërsi, bile ai kurgjo nuk i bën, tek e fundit vec e shtyn krijon distancë”, shton ai.

Gazeta Express sot ka publikuar ekskluzivisht videon ku shihet momenti i përplasjes fizike mes kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit dhe qytetarit. /Express/

Postime të ngjajshme
Lajme

Letra e nëntë vjeçarit nga Kosova drejtuar Joe Bidenit

Lajme

Ministria e Shëndetësisë tregon se si kanë dështuar t’i sigurojnë vaksinat anti-COVID

Lajme

Detaje të reja nga grabitja në KEDS: Personat e maskuar nën kërcënimin e armëve vodhën një shumë të madhe parash

Lajme

Duda Baljen e njihni, por jo edhe vajzën e saj! Duken si dy shoqe të ngushta