Sport

A mundet Barcelona ta rikthejë në skuadër Lionel Messin para pensionimit?

Barcelona është ende e lënduar që kanë humbur legjendën e klubit, Lionel Messi te PSG, verën e kaluar, mirëpo a munden ta rikthejnë në të ardhmen e afërt.

Barcelona duket që është duke rindërtuar skuadrën pas punësimit të Xavit dhe nën urdhrat e Joan Laporta, mund të këtë një plan të rikthimit të Messit, transmeton lajmi.net.

Kjo është pikëpamja e ish kandidatit të Barcelonës për president, Victor Font, që doli i dyti në zgjedhje pas Laportes.
Duke diskutuar për situatën e Messit, Font tha se katalunasit duhet të mendojnë për mënyrën si ta rikthejnë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë në vitin 2023.

“Largimi i tij meritohej të ishte nga dera e parë. Nga ai moment, klubi duhet të mendoj se ta rikthejnë Messin në vitin 2023”.

Messi ka kontratë deri në vitin 2023 me PSG-në, por me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *