Lajme

A mund ta mbronte UÇK-ja popullin gjatë bombardimeve nga NATO? Clark tregon diskutimin me Thaçin

Ish-gjenerali i NATO-s, Uesley Clark, ka folur për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në çlirimin e vendit nga forcat serbe.

Ai ka kujtuar edhe një rast kur ishte takuar me delegacionin shqiptar dhe e kishte pyetur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, nëse UÇK-ja mund ta mbrojë popullin e Kosovës dhe Thaçi ishte përgjigjur me “po”, transmeton lajmi.net.

“Dëshira ishte e tillë, por si kishte mundësi UÇK-ja të krijonte menjëherë një forcë për të mbrojtur popullin. A ka provuar UÇK-ja të bëjë një gjë të tillë? Po, sigurisht. Mijëra shqiptarë erdhën nga SHBA-të dhe Kanadaja për të luftuar në Kosovë”, ka thënë Clark.

Tutje ai ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luajtur rol të rëndësishëm duke ushtruar presion tokësor ndaj ushtrisë serbe.

“UÇK-ja ka luajtur një funksion tejet të rëndësishëm. Kanë ushtruar presion tokësor që kufizonte fushatën ajrore. E vetmja gjë që nuk donte të përballej Millosheviqi, ishte një forcë e armatosur shqiptarësh. Ai e dinte se një forcë e tillë dhe e mbështetur nga forcat ajrore të NATO-s, do ta shkatërronte ushtrinë serbe”, ka thënë Clark në TV Klan.

Clark ka deklaruar se ishte munduar disa herë të bind Sllobodan Millosheviqin për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova, por ky i fundit kishte filluar spastrimin etnik të shqiptarëve.

Ai ka thënë se një veprim i tillë nga Millosheviqi nuk mund të përsëritej ashtu siç ndodhi në Bosnje, andaj edhe ndërhyri NATO.

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *