Lajme

A kthehet Vjosa Osmani në LDK, nëse largohet kryesia?

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk pret që të ketë ndryshime të kryesisë së LDK-së, pasi është pyetur nëse do të kthehej në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Osmani tha se kjo nuk do të ndodhë duke shtuar se situata brenda LDK-së është e pashpresë.

Megjithatë ajo ka thënë se ka hapësirë për diskutim pasi të largohen krerët aktual të LDK’së.

“Nuk ndodh, besom që nuk ndodh. Shumë pyetje të tilla kam marrë kohëve të fundit.

Le të largohen e flasim pastaj.

Ata e dinë shumë mirë sepse më njohin që 20 vjet.

Nëse ndodh një ndryshim i tillë, por nuk do të ndodhë, është situatë e pashpresë aty”, tha Osmani në kallxo.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Ma mirë s’po foli”, Vlora Çitaku me status misterioz

Lajme

Pacolli:Veç sot 5 komentues më fyen, ishin anëtarë të familjeve që u ndihmoja me shumë para

Lajme

Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Shenjtë në Gjakovë, flasin nga Policia

Lajme

Shkëlzen Gashi kritikon Glauk Konjufcën