
Në sezonet 2012/2015, e gjithë Evropa po fliste për Jackson Martinez, sulmuesin që po shkëlqente te Porto.
Kolumbiani te Porto në 90 paraqitje kishte arritur të shënonte 67 gola.
Ai ishte lojtari i momentin, ai që e kërkonin të gjithë, por që në fund e bleu Atletico Madrid.
Kalimi te Atletico Madrid doli të ishte një hap i gabuar, për lojtarin që sot numëron 33 vjet.
Te Atletico, Martinez bëri vetëm 15 paraqitje, duke shënuar vetëm dy gola.
Aventura te Atletico zgjati shumë pak, me kolumbianin që u transferua në Kinë te Guangzhou Evergrande.
Në Kinë, ai bëri 10 paraqitje dhe shënoi vetëm katër gola.
Sot, Martinez është pjesë e skuadrës portugeze, Portimonense, dhe në 12 paraqitje, ka shënuar vetëm një gol.