Lajme

A ishte Xhelal Sveçla pjesë e UÇK’së, flet komandanti i Zonës së Llapit

Në biografinë e tij, shkruan se Xhelal Sveçla ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, ministri i Brendshëm, nuk saktëson se në cilën zonë ka operuar gjatë luftës.

Pati shumë të tillë që e vunë në dyshim pjesëmarrjen e tij në luftën e UÇK’së. Madje deputeti nga radhët e partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka quajtur dezertor Sveçlën duke thënë se ka ikur në vitin 1998.

Unë nuk vuaj më nga infeksionet e thonjve! Përdora këtë
“Po e njoh unë sa ka qenë pjesëtar i UÇK-së”. Ai ka qenë në zonën ku kam qenë unë. Xhelal Sveçla është dezertor. Ai ka qenë në gusht të ’98-ës, në pikën te Beranit në Klinë të Epërm, edhe në shtator ka ikë”, deklaroi ai.

Duke qenë se Sveçla është më origjinë nga Llapi, mundësia që ai të ketë shkuar në këtë rajon pas largimit nga Drenica ka qenë e madhe.

Për këtë arsye, Gazeta Infokus ka pyetur, zv.komandantin nga Zona Operative e Llapit, Kadri Kastratin nëse ai ka takuar në luftë Xhelal Sveçlen. Gjenerali i luftës, ka thënë se Sveçla nuk ka qenë në Zonën e tij si ushtar.

“Jo se nuk mundem me fol për dikë që nuk ka qenë në zonë te unë. Për Xhelalin nuk e di nuk mmundem me thënë për dikë që ka qenë apo jo ai nuk ka qenë në zonën time”, deklaroi Kastrati.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Bisha” që u rrokullis në bjeshkët e Deçanit, dalin detajet se cila është vlera e saj

Lajme

Reagon koloneli amerikan që shërbeu në Kosovë, pasi mbështetësi i Kurtiti tha se SHBA’ja nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Lajme

Ja cili është qyteti i fundit i çliruar nga Serbia 22 vjet më parë

Lajme

Rufki Suma i çon ‘selam’ Ramiz Lladrovcit si kryetari më i mirë i zgjedhur