
Edhe pas dy xhirove të para në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, Gjilani nuk ka arritur të marrë pikët e plota, shkruan “Zeri.info”.
“Kuqebardhët” të drejtuar nga trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli janë mposhtur nga Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me rezultat 3:1.
Golin e vetëm për “Skifterat” e ka realizuar sulmuesi nga Shqipëria, Gerhard Progni.
Ishte minuta e 51-të kur Progni me një goditje spekakolare nga gjuajtja e lirë e “bombardoi” portën e Llapit për ta ngushtuar avantazhin në 2:1.
Progni njihet edhe për gola të tjerë të bukur që ka shënuar me fanellën e klubit nga Anamorava.
Golin e Gerhard Prognit mund ta ndiqni nga minuta 2:55 në videon e mëposhtme.
https://www.facebook.com/422008644901733/videos/428536508477767