Sport

A ishte kjo goditja më e dobët Messit me fanellën e Barcelonës?

Mbrëmë (e diel) Barcelona triumfoi minimalisht si mysafire e Huescas, përcjell “Zeri.info”.

Golin e vetëm e shënoi holandezi, Frenkie de Jong pas asistimit maestral nga ylli argjentinas, Lionel Messi.

Gjatë minutës së tetë, kapiteni i Barcelonës ka pasur një mundësi të artë të kalojë skuadrën e tij në avantazh pasi mori një harkim nga krahu i majtë, por goditja të cilën e bëri Messi ka lënë shumë për të dëshiruar.

Një video që është bërë virale në rrjetet sociale, “huqja” e Messi llogaritet si ndër më të dobëtat që ka pasur me fanellën e “Blaugranas”.

Falë kësaj fitore, Barcelona ndodhet në pozitën e pestë në tabelë dhe është larg vendit të parë plot dhjetë pikë.

Ndeshjen e radhës Barça e luan prapë në udhëtim, kësaj here udhëton te Granada.

 

Postime të ngjajshme
Sport

Kjo është kryesia e re e KF Vëllaznimit

Sport

Të dielën superpërballja e UFC, McGregor-Poirier

Sport

Arbnor Morina flet nga Turqia, tregon më të rejat për skuadrën e Arbërisë

Sport

Para disa ditësh u zyrtarizua si lojtar i një skuadre në Shqipëri, mbrojtësi i njohur shihet në stërvitjet e Trepçës ’89