Sport

A ishte i drejtë ndëshkimi i Bujar Shabanit me të kuq në ndeshjen ndaj Gjilanit? Ky është vendimi i Komisionit për Vlerësim

Komisioni për Vlerësim në mbledhjen e mbajtur më datën 13 shtator, ka analizuar dhe vlerësuar situatën e krijuar në ndeshjen SC Gjilani – KF Dukagjini, ku gjyqtari Besfort Kosumi, ka ndëshkuar lojtarin e KF Dukagjini, Bujar Shabani, me kartonin e dytë të verdhë dhe të kuq.

Komisioni pas shikimit me kujdes të video-incizimit të kësaj ndeshje dhe përshkrimit të vëzhguesit të gjyqtarëve në raport, ka konstatuar se ndëshkimi me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtim nga ndeshja për lojtarin Bujar Shabani nuk ka qenë i drejtë.

Kësisoj, Komisioni për Vlerësim ka marrë vendim se lojtarit të lartcekur t’i hiqet kartoni i kuq i dhënë në këtë ndeshje dhe i njëjti ka të drejtë të aktivizohet në ndeshjen e radhës.

Komisioni për Vlerësim përbëhet nga anëtarët: Malazog Hoxha, Ismet Shurani dhe Ergyn Janovali.

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madridi pa pesë futbollistë të rëndësishëm ndaj Valencias

Sport

Drenica, liderja e re e Superligës: Tahir Lushtaku synon daljen në garat evropiane me skuadrën nga Skënderaj

Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti