Blic Plus

A e dini se zbutësin e rrobave mund ta përdorni edhe për punë tjera amvisërie

Do t’ju ndihmojnë shumë këto gjashtë situata, kur asgjë tjetër nuk mund të bëni!

Në vend të shtresave të thata në dritare lyeni me ujë dhe përpiquni t’i eliminoni, lyeni me pak zbutës, prisni 10 minuta dhe fshini me leckë të njomë.

Është shumë i dobishëm në amvisëri, nga eliminimi i njollave dhe i shtresave të forta deri te heqja e tapetave të vjetra dhe freskimi i hapësirave, transmeton Telegrafi.

  1. Si freskues të dritareve

Është shumë e thjeshtë. Në një shishe me spërkatës qitni zbutës dhe ujë në përpjesëtim 1:3, tundeni dhe me tretje spërkatni perdet, divanin, tepihun apo brendësinë e veturës, gepekun… Do të kenë aromë të mrekullueshme dhe afatgjatë.

  1. Për më pak pluhur

Disa pika zbutës qitni në leckën për fshirje të pluhurit dhe fshini sipërfaqet e objekteve në shtëpi. Kjo vepron në elektricitet statik, i cili ndryshe i përshtatet grumbullimit të pluhurit – kjo në të vërtetë pengon krijimin e pluhurit. Veç kësaj, kështu do ta aromatizoni edhe më shumë hapësirën.
Bëni mjetin për politurë në atë mënyrë që të përzieni zbutës me ujë në përpjesëtim 1:4 (p.sh. një gotë të vogël zbutës dhe katër ujë). Qitni tretjen në shishe me spërkatës, spërkatni në sipërfaqe të lëmuar dhe fshini me leckë të thatë. Kjo përzierje është e përshtatshme edhe për sipërfaqe të qelqta dhe kabinën e dushit.

  1. Hiqni tapetat e vjetra

Përzieni në një enë një kapak të plotë zbutës dhe katër gota ujë të nxehtë (rreth 1 litër) dhe me sfungjer qiteni në tapeta. Në vend të sfungjerit mund të përdorni edhe sprej. Është me rëndësi që uji gjatë gjithë kohës të jetë i nxehtë. Përzierjen qiteni në pjesën e tapetës dhe gërryeni derisa të jetë e njomë.

  1. Për pastrim më të lehtë të tenxhereve

Harroni pastrimin me tel! Në vend të telit, për shembull, tenxheren në të cilën janë shtresat e ushqimit të pjekur mbusheni me ujë në të cilin keni shtuar pak zbutës, lëreni rreth një orë dhe më lehtë do t’i gërryeni shtresat.

  1. Për dritare më të shkëlqyera

Në vend të shtresave të thata në dritare lyeni me ujë dhe provoni t’i eliminoni, lyeni me pak zbutës, prisni 10 minuta dhe fshijeni me leckë të njomë. Pastaj dritaret shpëlani në mënyrën e zakonshme.

Postime të ngjajshme
Blic Plus

18 vjeçarja nga Kosova Mrika Nikçi, vajza që ka mahnitur botën

Blic Plus

N’Kosovë Show sjell rrëfimin e prindërve të Hysni Gucatit: Djalin ia falëm Kosovës

Blic Plus

Këto ushqime nuk duhet t’i hani, shkaktojnë kancerin e zorrës së trashë

Blic Plus

Kështu mund ta largoni dhimbjen e kokës për pesë minuta