Lajme

A do t’i bashkohet PDK-së? Flet Qëndron Kastrati

Kryetari në detyrë i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka folur për ofertat që ka pasur nga parti të ndryshme para dhe pas zgjedhjeve.

Kastrati në dpt te Fidani në T7 ka thënë se nuk do të donte të bënte publike diçka që mund të jetë diskutim i brendshëm.

“Nuk dua të bë publike diçka që mundet me qenë diskutim i brendshëm, përjashto rastin si i zotrit Abdixhiku që vetë e ka bërë publike. Kjo gjenerata e re e ka kuptu që ajo që po ndodhë në Kamenicë duhet me ndryshu”, ka thënë Kastrati.

Ai ka folur edhe për ofertën që lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ia bëri atij, duke e ftuar që të garojë me LDK-në për të parin e Kamenicës.

Kastrati tha se e ka vlerësuar ftesën e Abdixhikut, por për shkak të dallimit që kanë në bindjet e tyre, Kastrati nuk e ka pranuar ftesën.

Emisionin e plotë mund ta shihni KËTU.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia