Lajme

A do të njihen nga Gjermania testet e Kosovës për koronavirus?

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, kanë pritur sot një delegacion të Institutit gjerman “Robert Koch”, me të cilin kanë biseduar për situatën epidemiologjike me pandeminë COVID – 19.

Në takim u diskutua për një sërë temash, si trajnimi i stafit mjekësor për trajtim emergjent të pacientëve, vlerësimi i punës së profesionistëve shëndetësorë në trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve, këshillëdhënien në fushën e komunikimit me publikun në pandemi, si dhe në mbështetjen me ekspertizë profesionale të IKSHPK-së, validimi i testeve molekulare, në funksion të përballjes me situatën e krijuar nga COVID-19.

Po ashtu, u diskutua edhe për raportin përmbledhës që ekspertët shëndetësorë pritet ta dorëzojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, në të cilin do të përshkruhen të gjeturat dhe do të listohen rekomandimet.

Kryeministri Hoti potencoi masat që ka ndërmarrë Qeveria në luftën kundër pandemisë COVID-19, bashkë me planin për rimëkëmbje ekonomike, i cili është në harmoni me situatën e krijuar, nevojat e qytetarëve dhe biznesit në vend.

“Angazhimi dhe mbështetja e Qeverisë në luftën kundër pandemisë ka qenë dhe mbetet prioritet, ndërsa ndihma juaj e vazhdueshme pa dyshim që është shumë e rëndësishme për tejkalimin e kësaj situate”, tha ai.

Gjatë takimit u bë e ditur se Instituti gjerman “Robert Koch”, ka certifikuar testimet për COVID-19 të IKSHP-së, të cilat do të njihen dhe pranohen edhe nga shteti gjerman.

Postime të ngjajshme
Lajme

Si duhet të veprojnë pacientët me diabet në kohë virusi?

Lajme

Dumoshi e quan vendim historik aprovimin e tarifave për kompensimin e krijuesve dhe autorëve

Lajme

10 euro taksë për të hyrë në Prishtinë me veturë nga qytetet e tjera

Lajme

Lutfi Haziri nervozohet me Shpend Ahmetin: Kanë me e pagu 10-fish ma shtrenjtë kalimin në Gjilan