Lajme

A do të ndryshojnë masat anti-Covid?

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, do të takojnë sot kryetarët e komunave dhe përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Express mëson se mbledhja virtuale do të mbahet në orës 10:00, ndërkaq temë diskutimi do të jetë edhe lehtësimi i masave kufizuese, gjë kjo e cila po kërkohet nga kryetarët e komunave.

Ndërkaq Asociacioni i Komunave të Kosovës po kërkon që dialogu në mes nivelit lokal dhe atij qëndror të jetë i domosdoshëm.

Kështu ka thënë për Express drejtori i AKK’së, Sazan Ibrahimi.

Kërkesat, rekomandimet dhe sugjerimet tona janë të qarta. Dialogu në mes nivelit lokal dhe atij qëndror është i domosdoshëm dhe i nevojshëm. Duhet gjetur balanci në mes shëndetit publik dhe atij ekonomik, pasi komunat kanë presion nga bizneset lokale dhe shqetësimet e tyre duhet marrë parasysh”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndryshe, sipas masave aktuale anti-COVID ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Lokalet e gastronomisë e kanë të ndaluar veprimtarinë, përveç shërbimeve “merr me vete” dhe me dërgesë.

Këto masa që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës, janë në fuqi nga data 7 deri më 18 prill./Express/

Postime të ngjajshme
Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin

Lajme

Presidentja Osmani emëron tetë anëtarë të KQZ-së

Lajme

KEDS njofton se cilat vende do të mbesin pa rrymë