Lajme

A do të ndodhë takimi Mustafa – Haradinaj, kreu i AAK-së tregon a ka marrë ftesë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar të hënën me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti dhe me atë të Nismës, Fatmir Limaj. Ishte përfolur edhe një takim në mes të Mustafës dhe të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj, e ky i fundit ka treguar për Gazetën Express se a ka marrë ftesë apo jo nga lideri i LDK-së.

I pyetur se a ka marrë ftesë nga kryetari i LDK-së për të biseduar për ndonjë koalicion të mundshëm qoftë parazgjedhor apo paszgjedhor, Haradinaj ka thënë se nuk është ftuar nga Mustafa për takim.

“Jo s’kam ndonjë ftesë”, ka thënë Haradinaj për Express.

Ndërkaq, Mustafa ka treguar të hënën se i ka ftuar vetëm Ahmetin dhe Limajn, por ai në sqarimin e tij ka lënë të nënkuptohet se në ditët në vijim mund të takojë edhe liderë të partive tjera.

“Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të këtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar. Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Kujtojmë se Haradinaj të hënën ka lidhur koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit.

Ndërkaq Ahmeti në konferencën e përbashkët me Haradinajn e ka përmendur edhe takimin që ka pasur me Mustafën.

Ahmeti nuk e ka përjashtuar një marrëveshje edhe me partinë e Mustafës, madje ai ka thënë se këtë e ka biseduar edhe me Haradinajn.

“Unë jam taku sot me zotin Isa Mustafa, është takimi i dytë që e kemi bërë dhe mund të ju them se ka kalu në një frymë shumë pozitive. Unë i thashë edhe zotit Mustafa se si PSD kemi qenë dhe vazhdojmë të interesuar për bashkëpunim qoftë parazgjedhor, qoftë paszgjedhor”, tha Ahmeti. /GazetaExpress

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat