Sport

A do të ndërtohet stadiumi kombëtar këtë vit?

Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi deklaroi sot se ndërtimi i stadiumit kombëtar është një projekt i kushtueshëm dhe se duhet të shihet një zgjidhje nëse do të ndërtohet në këtë fazë apo të shihet si mundësi e një partneriteti publiko-privat.

Dumoshi gjatë raportimit në Komisionin për Arsim ka bërë të ditur se deri në muajin nëntor do të përfundojnë gjashtë projektligjet e parapara nga ministria që ajo drejton. Ndërsa, sa i përket Ligjit për Trashëgimi Kulturore tha se janë në përfundim të hartimit dhe së shpejti do ta procedojnë në Kuvend për miratim.

“Ne e kemi projektin e fizibilitetit, i cili ka përfunduar, tash do të bëhet edhe një komision, i cili do ta rishikojë komplet edhe një herë projektin. Projekti është shumë i kushtueshëm. Ne e dimë që këtë vit, siç e potencova, deri në muajin gusht nuk kemi mund të nisim asnjë procedurë të aktivitetit të prokurimit. Pothuajse është vit i humbur për investimet kapitale. Aty parashihet diku 70 milionë deri në 100 milionë për t’u kryer stadiumi. Besoj që duhet bërë një zgjidhje, se a ka Republika e Kosovës një buxhet të tillë për ndërtimin e këtij stadiumi në këtë fazë, apo duhet të shihet edhe partneriteti publiko-privat”, tha Dumoshi.

Postime të ngjajshme
Sport

Djali i Kujtim Shalës vazhdon me formën e mirë, shënon në Gjermani

Sport

Ballkani nuk di për humbje në Suharekë që 550 ditë, ja cila skuadër e mposhti e fundit

Sport

Juventus – Barcelona: Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes më të zjarrtë të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Sport

Brugge - Lazio: Publikohen formacionet zyrtare, ky është vendimi për Vedat Muriqin