Sport

A do të mund ta mbrojë Drita titullin e kampionit? Këto janë pesë ndeshjet “finale” deri në fund të sezonit

Kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje deri në përfundim të edicionit 2020/21 të Superligës së Kosovës.

Kampioni aktual, Drita, do ta ketë shumë vështirë deri në fund, duke e pasur parasysh edhe gabimet që i ka bërë në ndeshjet e fundit, të cilat i kushtuan me zhvendosje në vendin e tretë.

Në pesë ndeshjet e fundit, ‘bardhekaltërit’ do të përballen me skuadra nga kreu i tabelës dhe me skuadra që kërkojnë qëndrimin në Superligë.

Derbi ndaj Gjilanit në mesjavën e ardhshme dhe përballja me Ballkanin në xhiron e 34-të, janë sfidat kryesore të “Intelektualëve” që duhet t’i kapërcejnë në këtë fortunë orari.

Përveç përballjes me pretendentët nga kreu i tabelës, gjilanasit do të ndeshen edhe ndaj skuadrave që duan të mbesin edhe më tej në elitë.

Pesë ndeshjet e fundit kampionale të Dritës:

Xhiro 32: Drita – Feronikeli (01/05/2021)
Xhiro 33: Gjilani – Drita (05/05/2021)
Xhiro 34: Drita – Ballkani (09/05/2021)
Xhiro 35: Drenica – Drita (16/05/2021)
Xhiro 36: Drita – Arbëria (23/05/2021)

Postime të ngjajshme
Sport

Liga e Parë, sot do të mësohen dy skuadrat që futen në Superligë

Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit

Sport

A do të kthehet Ronaldo në Sporting? Flet Jorge Mendes

Sport

Lista e 10 sportistëve më të paguar sipas Forbes