Sport

A do të luaj nesër Rashica? Flet Challandes

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes nuk e ka garantuar një vend në formacionin titullarë ndaj Greqisë për Milot Rashicën.

Në konferencën për shtyp tekniku zviceran ka lavdëruar paraqitjen e 11-ës startuese ndaj Gjeorgjisë duke lënë të kuptohet se mund të luajë me të njëjtin formacion edhe ndaj Greqisë.

I pyetur nëse Rashica do të luajë nga minuta e parë nesër, Challandes tha se lojtari i Norwich Cityt mund të qëndrojë në bankën e rezervistëve dhe se ai do të jetë i gatshëm për ta pranuar këtë.

Rashica nuk luajti ndaj Gjeorgjisë për shkal të rregullave të karantinimit të Anglisë ndaj këtij vendi.

Ndeshja Kosovë-Greqi zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Postime të ngjajshme
Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave

Sport

Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Ligën e Parë

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 5-të, Çaka përsëri në kryendeshje