Sport

A do të largohet nga Osijek? Flet Mirlind Daku

Ditën e djeshme u raportua se ylli kosovar, Mirlind Daku do të huazohet tek Bundesliga 2 apo në njërën nga skuadrat në Slloveni, dhe këtë e ka konfirmuar për Insportin vet Daku.

Daku konfirmoi se e ka zgjatur kontratën me klubin e tij Osijekun edhe për 2 vite të tjera, duke potencuar se ka nevojë të luajë që ta ndjek ritmin që kishte në Kosovë.

“Kontratë kemi nënshkruar me Osijekun, tani që mendojnë me vazhdu këtu mirë, që jo do iki në huazim dhe Bundesliga 2 dhe Sllovenia jane si opsion”, tha Daku për Insportin.

“Kam nevojë për lojë nuk do të thotë ku, me rëndësi me lujtë e me vazhdu atë ritëm që e kam pas në Kosovë”- përfundoi Daku.

Kujtojmë se, Daku ishte pjesë e Ballkanit në stinorin 2020/21, ku edhe theu rekordin për më së shumti gola të shënuara në Superligë.

Ndryshe, Daku ka realizuar plot 31 gola gjatë sezonit të fundit në Superligë, por Challandes nuk po dha aspak hapësirë në ndeshjet e Kosovës, duke mos mundur sulmuesi t’i tregojë aftësitë e tij.

Në qershor, edhe pse ishin dy miqësore për t’i testuar futbollistët e rinj, ‘bomberi’ i Superligës së Kosovës, Mirlind Daku, luajti në total vetëm 10 minuta në të dy ndeshjet.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane