Sport

A do të kthehet Ronaldo në Sporting? Flet Jorge Mendes

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka përgënjeshtruar zërat për rikthimin e 36 vjeçarit në Sporting.

E gjitha filloi pasi Ronaldo kishte uruar ish-klubin e tij, Sportingun për titullin e fituar par më shumë se 10 vitesh në Portugali, transmeton lajmi.net.

Për ti hedhur benzinë zjarrit, nëna e Ronaldos deklaroi se ajo do të bind djalin e saj që të rikthehet në Sporting, aty ku e filloi karrierën.

Megjithatë, zërat për rikthimin e tij i ka përgënjeshtruar agjenti i lojtarit, Jorge Mendes.

Mendes duke folur për “Record”, konfirmoi se Ronaldo nuk do të kthehet në Portugali.

“Cristiano Ronaldo nuk po kthehet në Sporting. Ai është krenar për titullin e fituar por për momentin, por planet e tij të karrierës nuk përfshijnë një rikthim në Portugali”, tha Mendes.

Postime të ngjajshme
Sport

Hoqi dorë nga profesioni për familjen, kush është partnerja e Eriksen që preku zemrat e të gjithëve

Sport

Batatina: Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari, ne jemi Llapi i Fadil Vokrrit

Sport

Skuadra e Ligës së Parë iu jep shkollë atyre të Superligës, nënshkruan me sponsorin e Kosovës dhe bën prezantim fantastik të fanellave

Sport

EKSKLUZUVE: Ilir Avdyli pritet që të transferohet te kjo skuadër