Lajme

A do të ketë dasma sivjet?

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka deklaruar se qysh nga sot do të nisin negociatat për hapjen e sallave të dasmave.

Sogojeva tha po punohet që të arrihet një marrëveshje e mirë për hapjen e sallave.

https://blicmedia.net/lajme/

“Jemi dakorduar që të punojmë duke u bazuar në manualin e cila vlen për këto masa. Dhe jemi dakorduar që këto masa të zgjasin vetëm për 14 ditë. Tek këto 14 ditët nuk është diskutuar për dasma sepse qëllimi ka qenë që të hapet gastronomia dhe hoteleria dhe pastaj qysh sot do të nisim negociatat edhe për hapjen e dasmave”.

“Debati ka qenë i frytshëm. Më tepër kemi diskutuar për zgjatjen e orarit dhe sa klientë të jenë brenda lokalit. Në fund jemi dakorduar që të jenë katër persona në 10 metër katror dhe më pas jemi dakorduar që ta zgjasim edhe orarin e punës në orën 22:00 dhe pastaj deri në orën 22:30, ora policore”.

“Ministri Vitia nuk ka thënë se do të hapen sallat e dasmave. Nuk ka premtuar se do të hapen dasmat. Ne qysh sot do të hyjmë në negociata edhe me përfaqësuesit e sallave të dasmave që të arrijmë një marrëveshje sa më të mirë”, tha ai në Klan Kosova.

Postime të ngjajshme
Lajme

Policia jep detaje për rastin e dhunës seksuale ndaj nxënëses në klasën e parë

Lajme

Raportohet për një sulm seksual ndaj një nxënësje të klasës së parë në Prishtinë

Lajme

“E pabesueshme”, ish-gazetarja kosovare rrëfen bisedën e burrit me ekipën e Associated Press pas bombardimit

Lajme

Eksperti amerikan godet Kurtin për gjendjen tek “1 Tetori”