Lajme

A do të kërkohet nga KFOR-i leje për dërgimin e FSK-së në veri? Përgjigjet Kurti

Kryeministri Kurti është pyetur nëse do të kërkojë leje nga KFOR-i për të dërguar FSK-në në veriun e Kosovës në konferencën e sotme për media.

Kryeministri Kurti u shpreh se s’duhet të bihet pre e propagandës serbe duke shtuar se vetëm kur policia e Kosovës e bën vlerësimin e sigurisë do të mund të deklarojnë se çfarë vendimi do të marrin.

“Nuk është gjithçka që e shihni në video e këtyre ditëve, pra jo të gjitha janë lajme të vërteta aq më pak të sakta prandaj të mos biem pre e propagandës së Serbisë. Në anën tjetër, veprimet që ne i ndërmarrin do të jenë në përputhje me vlerësimin e situatës së sigurisë që e bën policia jonë dhe vetëm kur ata e bëjnë vlerësimin e aspektit të sigurisë ne do të mund të themi se çfarë do të bëjmë dhe së fundmi mos harroni se në ditën e gjashtë të zbatimit të reciprocitetit me targa të përkohshme, e unë do të doja që të hiqeshin targat e përkohshme deri më tani 9 mijë automjete i kanë marrë këto targa dhe s’kanë pasur problem me reciprocitetin”, tha ai. /frontonline.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Vritet një person në Batllavë

Lajme

12 komunat ku LVV shkon në balotazh

Lajme

Në 24 komuna përfundon numërimi i votave, këta kandidatë prijnë në zgjedhje

Lajme

Numërohen votat në Mitrovicë, ky është rezultati