Lajme

A do të kandidojë sërish Lutfi Haziri për kryetar të Gjilanit

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për kandidimet në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti në Kosovë.

Muhaxheri thotë se kandidimi i kryetarëve të komunave, do të varet nga hulumtimi që po bëhet per secilën degë të LDK-së në qytetet e Kosovës.

Ndërsa, sa i përket kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri për rikandidim, Muhaxheri beson ë Haziri do të rikandidojë edhe në këto zgjedhje.

“Besoj që do të ketë rikandidim, është e rëndësishme që na me i rujt këto qytete të rëndësishme. Po ashtu mee fitu edhe Prizrenin edhe Prishtinën. Me kandidatin e qëllum edhe Mitrovica është komunë që mundet me u fitu. Me kandidatin e qëllum për komunën e Ferizajit, LDK-ja do të jetë sfiduese për partitë e tjera”, tha Muhaxheri në Kanal 10.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin