Lajme

A do të jetë Ramush Haradinaj pjesë e dialogut? Flet zyrtari i AAK-së

Kryetari i Komunës së Suharekës, po ashtu pjesë e Kryesisë së AAK-së, Bali Muharremaj ka folur rreth mundësisë që kreu i partisë, Ramush Haradinaj, të jetë pjesë e dialogut të Kosovës me Serbinë.

Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, ai thotë se Këshilli Drejtues i partisë vendos nëse Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e dialogut.

“Unë jam orientuar në menaxhimin e komunës janë organet e partisë që dhe është Këshilli Drejtues që marrin vendime sa i përket dialogut me Serbinë. Vendos Këshilli Drejtues se a do të jetë pjesë e dialogut zotëri Haradinaj”, tha Muharremaj.

Muharremaj pretendon që ta udhëheq këtë komunë edhe për katër vjet dhe thotë se shumë shpjet do ta paraqesë edhe planin e tij qeverisës.

“Këtë herë do të dalin qytetarët fitues. Unë angazhimin e kam bërë punën e kam bërë dhe po vazhdoj dhe besoj që do të jem fitues. Vazhdojmë me punë tona në fshat dhe shumë shpejt do të dal me programin për 4 vjetët e ardhshme. Presim datën e zgjedhjeve sepse kemi një program shumë të mirë”, ka thënë Muharremaj për EO.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS njofton për zonat që do të mbesin pa rrymë

Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’

Lajme

Policia e gjobit me 150 euro, 24-vjeçarin që tejkaloi në vijë të plotë