Sport

A do të jetë Prishtina klubi i fundit në karrierë? Kështu përgjigjet Besart Berisha

Besart Berisha është prezantuar si futbollisti më i ri i Prishtinës. Ai është prezantuar me fanellën e klubit në konferencën që është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Berisha së bashku me zyrtarët e klubit dhe kryetarin Remzi Ejupin kanë mbajtur një konferencë për shtyp, në të cilën po flitet rreth transferimit të tij në klubin më të trofeshëm në Kosovë, shkruan FrontOnline.

Berisha në pyetjen e gazetarit se a do të jetë Prishtina klubi i fundit në karrierë, ai deklaroi se shpreson ta mbyllë me Prishtinën karrierën e tij.

“Shpresoj që Prishtina të jetë klubi i fundit. Gjithmonë kam ëndërruar, këtu e kam nisur karrierën edhe pse nuk kam luajtur me klubin e Prishtinës”, ka thënë ai.

Berisha është futbollisti i parë shqiptar që ka shënuar në Ligën e Kampionëve. Në atë botë, ishte futbollist i klubit gjerman Hamburg.

Ai po ashtu ka bërë karrierë edhe në Angli me klubin e Burnley, megjithatë kulmin e karrierës e ka arritur në Australi duke fituar katër tituj të kampionit dhe është golashënuesi më i mirë në histori të futbollit australian me 147 gola.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit