Lajme

A do të jetë Kujtim Shala kandidat për kryeministër, flasin nga LDK

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se janë në bisedime brenda subjektit të LDK’së për të dalë me një kandidat për kryeministër, shkruan Gazeta Metro.

Veliu është pyetur nëse Kujtim Shala mund të jetë kandidat për kryeministër nga radhë e LDK’së, e përgjigja ka qenë që edhe mund të jetë.

 

“Nuk po permendi emra. Por mund te jete edhe ai qe ju po e permendni(Kujtim Shala), është një njeri i respektuar”, ka thënë Veliu pas pyetjes së drejtuesit të emisionit Pressing, se a do të jetë Kujtim Shala kandidat për kryeministër.

Ai tutje ka thënë se LDK do të ketë kandidat, dhe se është në proces të ndërtimit të një konsensusi të këtij kandidati.

“Gjithsesi LDK do ta ketë kandidat edhe ne jemi në një proces të ndërtimit të një konsensusi të këtij kandidati. Besoj që atë konsensus do ta arrijmë pa problem dhe do të kandidojmë me kandidatin më të mirë që mund të ketë LDK. Meqenëse që dy ditë kemi filluar procesin e biseda. Do ta diskutojmë edhe me strukturat dhe shumë shpejt do ta arrijmë konsensusin. Por kemi emra mjaft të mirë. Nuk po përmendi emra. Unë nuk do të jem”, tha ai..

Postime të ngjajshme
Lajme

Në këto vende nesër nuk do të ketë rrymë

Lajme

Mustafa i drejtohet VV’së

Lajme

Pasi PDK e LDK e quajtën Dukagjinin televizion të VV-së, reagon Panduri

Lajme

“Kam me kall këtë zyrë, nëse nuk mi jepni dokumentet”: Zyrtarja e lartë në KQZ kërcënohet nga anëtari i VV’së