Lajme

A do të jetë kandidat për president?! Kjo është përgjigja e Isa Mustafës

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se ai ka biseduar me Hashim Thaçin e Kadri Veselin për postin e presidentit, në mënyrë që vendi mos të shkoj në zgjedhje të reja, raporton Gazeta Blic.Ai tha se është i gatshëm që të ulet edhe me PDK edhe me VV, që të flasin për postin e presidentit.Mustafa e ka komentuar edhe gjuhën e Vetëvendosjes, që po e quan Qeverinë Hoti si jolegjitime.

I pari i LDK-së, tha se është Gjykata Kushtetuese, ajo e cila i ka dhënë të drejtë Qeverisë Hoti.
I pyetur se a do të jetë kandidati për president, ai tha se ende nuk e kanë diskutuar se kush do të jetë emri, raporton Gazeta Blic.Ai në një intervistë në RTV21, tha se duhet të ulen të gjitha partitë dhe të gjejnë zgjidhje për postin e presidentit.

Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të jetë president, megjithatë shton ai, LDK aktualisht e ka kryeministrin.Ai vlerëson se varet nga marrëveshja se kujt i takon posti i presidentit.Mustafa nuk i ka përjashtuar edhe zgjedhjet si opsion.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ja kur priten masat e reja

Lajme

Si do ta kemi motin nesër dhe ditëve në vijim

Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi për masat antiCOVID

Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në këto vende