Sport

A do të garojë Ilda Bejleri për kryetare të federatës së futbollit? Kështu përgjigjjet moderatorja shqiptare

Moderatorja sportive, Ilda Bejleri ka reaguar për herë të parë pas lajmeve mbi kandidimin e saj si Presidente e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Përveç Bejlerit, pjesë e listës së kandidimit janë edhe tre emra të tjerë të njohur: Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova dhe Armando Duka.

Ditën e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, Bejleri tha: “Jo, nuk është e vërtetë, se më pyesin dhe njerëzit e afërt, ‘moj, a është e vërtetë?’, por s’është e vërtetë. S’po them që është e pamundur, sepse përderisa nuk e ndalon rregullorja, atëherë çdo njeri mund të tentojë e të dojë të bëhet president apo presidente.

Ky lajmi që qarkullon s’është i vërtetë, sepse unë do e thoja vetë po të ishte i vërtetë. Nuk është tani momenti, sepse pasioni dhe dëshirat e mia në këto momente janë të fokusuara diku tjetër.

Kështu që nuk është ky momenti, nëse mund të jetë… nuk e di… mund të jetë në të ardhmen. Asnjë kandidat nuk e kam parë që të jetë i zyrtarizuar”.

E pyetur se cilin prej kandidatëve të mundshëm të FSHF-së do të donte të shihte si president, Ilda tha se “një pozicion i tillë i shkon dikujt që ka lënë gjurmë në sport dhe e ka provuar vetë futbollin“.

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës