Sport

A do të dërgohet Feronikeli në Ligën e Tretë? Lladrovci tregon fjalët e kryetarit Ramaj!

Kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci, shpreson që klubi i tij t’i shpëojë falimentimit.

I ftuar në emisionin sportiv “2me1”, Lladrovci tregoi fjalët e presidentit Naser Ramaj.

“Shpresoj që klubi do t’i përmbushë obligimet financiare dhe t’i ikë më të keqes, falimentimit dhe rënies në kategorinë e fundit”, deklaroi Lladrovci.

“Unë nuk kam pasur komunikim me kryetarin, por në bazë të informacioneve ai ka thënë që aktualisht ka probleme financiare”.

“Ne kemi mbetur në pritje, është një situatë vërtetë konfuze”, shtoi ai.

Feronikeli mundi dje Llapin në Merdare, 2:1.

Postime të ngjajshme
Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave

Sport

Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Ligën e Parë

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 5-të, Çaka përsëri në kryendeshje