Lajme

A do të bashkëqeverisin VV-ja dhe PDK-ja në Gjilan?

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka nisur bisedat për të bashkëqeverisur me Partinë Demokratike të Kosovës në këtë komunë.

Anipse bisedat për marrëveshje u mohuan nga të dyja partitë, Front Online merr vesh se VV-ja dhe PDK-ja janë dakorduar për të bashkëqeverisur.

Kandidatja e PDK-së për këtë komunë, Leonora Morina-Bunjaku, sipas burimeve të Front Online, do të jetë nënkryetare e komunës së Gjilanit.

Poashtu kësaj partie do t’i takojnë tri drejtori.

E kontaktuar nga Front Online ajo ka mohuar se ka marrëveshje ose biseda për marrëveshje me Vetëvendosjen.

“ Nuk është e vërtetë. As personalisht e as në emër të partisë nuk kemi asnjë marrëveshje. Madje nuk kemi as biseda zyrtare apo jo zyrtare për marrëveshje”, ka thënë ajo për Front Online.

Front Online ka kontaktuar edhe me kryetarin e zgjedhur të Gjilanit, Alban Hyseni, por i njëjti ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje.

“Deri më tani ende nuk kemi as takime e rrjedhimisht as edhe marrëveshje për qeverisje”, tha ai për Front Online.

Related posts
Lajme

Gastronomët kërcënojnë Qeverinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Lajme

Koci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *