Lajme

A do ta prezentojë Kurti në konferencë ministrin e ri të Shëndetësisë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë sot konferencë për media me fillim në ora 12:00.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit nuk është bërë e ditur se cila është arsyeja e thirrjes së kësaj konference, shkruan FrontOnline

“Kryeministri i Republikës së KOsovës, Albin Kurti mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Por, FrontOnline merr vesh sipas burimeve se Kurti në këtë konferencë do ta prezantojë ministrin e ri të Shëndetësisë.

Ditë më parë kryeministri Kurti në një intervistë ka thënë se emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë është çështje ditës, duke shtuar se nuk do të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Është çështje ditësh kur unë do ta emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë. Nuk do të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje, do të jetë nga shëndetësia”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Ministria e Shëndetësisë është me ushtrues detyre që nga një tetori, pasi ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në këtë datë dha dorëheqje pasi kandidoi për t’u zgjedhur kryetar i Prishtinës.

Ushtruese detyre e minsitres së Shëndetësisë është, Dafina Gexha-Bunjaku.

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *