Sport

A do ta pranojë Messi ofertën e Barcelonës?

Barcelona ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Lionel Messit.

Këtë e konfirmoi presidenti i Barcelonës të premten, Joan Laporta.

 

Ai tha se oferta është bërë bazuar në mundësitë e klubit, çka do të thotë se paga mund të jetë ulur ndjeshëm në krahasim me ato që merrte deri tani, mbi 50 milionë euro në sezon.

Sido që të jetë, Laporta ka nisur punën furishëm me përforcimin e skuadrës, tashmë quhet si e kryer ardhja e Wijnaldum, Garcia dhe Aguero – që të tre me parametra zero dhe kjo i pëlqen Leos, një projekt që do të rikthente Barçën aty ku ka qenë.

“Kontrata e re e Messit po ecën mirë, por nuk është përfunduar. Ne duhet të vazhdojmë punën me të gjithë drejtuesit të përfshirë në këtë. Ne do të bëjmë një propozim që përmbush mundësitë e klubit. Raporti është i mirë. Ne po përgatisim gjithçka është e mundur dhe në mundësitë e klubit që Leo të vazhdojë me ne. Kemi bërë një ofertë brenda mundësive të Barçës. Me siguri që Messi meriton më shumë dhe mund të marrë më shumë, por për shkak të dëshirës që ka për ta bërë Barcelonën sërish të madhe, mendoj se ai i vlerëson përpjekjet e klubit dhe do të vazhdojë. Nuk është çështje parash, ka të bëjë me një projekt skuadre për të fituar gjithçka. Kemi optimizëm të moderuar”, tha Laporta.

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues

Sport

“Bomba” nga Spanja: Gjiganti evropian arrin marrëveshje me Haalandin, paga e tij javore është e “çmendur”