Lajme

A do e shkarkojë PS, Ilir Metën?

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se LSI ka dalë nga skena politike shqiptare dhe ka mrrë rezultatin më të dobët elektoral historikisht.

Ndërkaq e pyetur nëse do të nisnin procedura për të shkarkuar Metën, Spiropali u shpreh se ky nuk është momenti për ta diskutuar këtë.

“Presidenti ka shkarkuar veten. Besoj se qytetarët i kanë dhënë përgjigjen më të fortë me votë, sjelljes së paprecedentë presidentit që e ka përdorur pozicionin më të lartë të unikusit të popullit për interesat e ngushta personale dhe partiake të SHPK-së tij.

E ka marrë përgjigjen, ka rezultatin më të dobët elektoral historikisht. Nuk është koha për të diskutuar sot për procedurën parlamentare për presidentin.

Ka një lajm të mirë, praktikisht LSI ka dalë nga skena politike. Ata që kanë mund të kenë votuar LSI-në këto vite, janë të mirëpritur të na mbështesin, por dhe PD se ca prej tyre janë kthyer në PD. Çuditërisht njerëz që kanë qenë o në administratë o në lidhje klienteliste”, u shpreh ajo për A2.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kompania që transportoi kokainën dhe pronarët e saj

Lajme

A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë?

Lajme

Ndodhë në Kosovë: Vetura për pak sa nuk i shtyp publikun që shikonin garat

Lajme

Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg kokainë