Lajme

900 metra kolona për të dalë nga Kosova, këto janë pritjet nëpër pikat kufitare

Mërgimtarë të cilët erdhën për festat e fundvitit në Kosovë, tanimë kanë përfunduar pushimet e tyre.

Ata tashmë po kthehen në shtetet ku jetojnë e veprojnë. Edhe gjatë ditës së sotme raportohet për kolona nëpër pika kufitare.

Në dalje të pikës kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë raportohet për kolona. Në dalje të Merdares sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolonat janë deri në 900 metra që i bie 90 deri në 120 minuta pritje për të kaluar këtë pikë kufitare.

Ndërsa rreth një po presin bashkatdhetarët që po kalojnë në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Kolonat në këtë pikë kufitare raportohet të jenë deri në 700 metra.

Ndërsa kolona në pikën kufitare në Muçibabë është 100 metra, ndërsa në Jarinje 50 metra.

Postime të ngjajshme
Lajme

Baton Haxhiu: Vetëvendosje arriti qëllimin në Kosovë

Lajme

Rusia reagon në deklaratën e Ramush Haradinajt

Lajme

Reagon VV: Daka veproi si marionetë në duart e Kumbarëve, por LVV nuk e ndalin dot

Lajme

Qeni ndjek ambulancën që merr pronarin e tij, dhe pret gjashtë ditë jashtë spitalit